Autoritet greke kanë kaptuar dhe arrestuar në Selanik 32-vjeçarin shqiptar, Adriatik Xhini, i cili kërkohej në Sarandë për trafik droge.
Xhini u shpall në kërkim në 1 prill 2019 pas sekuestrimit të një çante me 22 kilogram marijuanë në kufirin shqiptaro – grek, në vendin e quajtur “Likojani” në Konispol.
Gjatë atij operacioni u arrestuan dy transportues nga Berzhita e Tiranës dhe Polisi i Librazhdit, ndërsa u shpall në kërkim Xhini dhe shtetasi D. A.
Xhini rezulton të jetë arrestuar edhe në vitin 2018 nga policia e Sarandës ne kuadër të operacionit “Transferimi” ku ranë në pranga 4 persona pas gjetjes së 7 dozave kokainë dhe dyshimeve se ky grup kishte lidhje me një sasi prej 18 kg marijuanë të gjetur në Ksamil, por ishte liruar më pas nga Gjykata e Sarandës.
Xhini ka qenë më parë i dënuar nga Gjykata e Sarandës në vitet 2013 dhe 2014 me 13 muaj burg për “kundërshtim i punonjësit të policisë”, “plagosje e lehtë me dashje”, “shkatërrim prone”, “drejtim mjeti pa patentë”, ndërkohë që gjatë arrestimit në 2015 si i kërkuar për këtë dënim, i’u gjet edhe një dorezë metalike.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al