EMRI/ I dënuar me 15 vjet burgim për trafikim të qenieve njerëzore, arrestohet në Itali 42-vjeçari me dy identitete! Do ekstradohet

Jun 9, 2026 | 16:54

Policia e Shtetit arreston në Itali një 42-vjeçar shqiptar të shumëkërkuar dhe të dënuar nga drejtësia me 15 vite burgim për trafik.

EkstradimGjatë fazës së operacionit të koduar “The Wanted”, si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Romës, u arrestua në Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, Sefer Selimaj alias Ani Ibraliu, 42 vjeç.

“Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, në vitin 2017, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “trafikimi i qenieve njerëzore”. Nga dënimi, 42-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 13 vjet, 10 muaj dhe 19 ditë burgim”, njoftoi policia.

Vijon bashkëpunimi me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 42-vjeçarit, në Shqipëri.

© Panorama.al

Te lidhura