Një Tiranë e kompletuar thuajse në të gjitha repartet. Lista e klubit për në UEFA është plotësuar dje edhe me emrat e rinj që i janë bashkuar kësaj skuadre, duke krijuar kështu një 25-she mjaft kompetitive. Në sy bien emrat e të sapoardhurve, Situma, Al Ajmi, Etogo etj., të cilët konsiderohen si lojtarë mjaft cilësorë nga drejtuesit e këtij klubi. Por ajo që përbën problem momentalisht për këta lojtarë është fakti se veç, italianit Manuel Vengori, të gjithë të tjerët nuk janë në dispozicion të trajnerit Hulio Rubio gjatë fazës së tanishme përgatitore. Arsyeja: burokracitë me përgatitjen e lejeve të punës nga ana e nëpunësve të shtetit shqiptar i kanë lënë këta lojtarë në Tiranë. Me afrimin e lojtarëve të rinj, rritet ndjeshëm edhe konkurrenca në skuadër, sidomos në mesfushë dhe sulm. Kështu, porta është e sigurt se do të jetë në duart e Ilion Likës. Në mbrojtje nga e djathta në të majtë mund të luajnë Arjan Pisha (i huazuar te Tirana vetëm për ndeshjet e Ligës së Europës), Osmani, Dushku dhe majtas italiani Vengori (ose ish-lojtari i Kastriotit, Renaldo Kalari). Në mesfushë luan djathtas Gilman Lika në qendër në rolin e shkatërruesit, Xhejms Situma dhe majtas, Lilaj ose Karabeci. Po në mesfushë, por me më shuam detyra sulmuese, do mund të luajnë Al Ajmi dhe Heple, ndrysa sulmi do të ndahet kokë më kokë mes Bekim Balës ose të sapo afruarit, Etogo Esama. Siç shihet, është një Tiranë mjaft kompetitive, çka do të sjellë edhe një “luftë” mes lojtarëve për të zënë vendin e titullarit.
Lista
Portierë: Ilion Lika, Enkel Dauti
Mbrojtës: Arjan Pisha, Tefik Osmani, Erjon Dushku, Renaldo Kalari, Elvis Sina, Rezart Dabulla, Entonio Pashaj, Afrim Taku, Manuel Vergori
Mesfushorë: Gentian Muça, Sabjen Lilaj, Erando Karabeci, Gerard Tushe, Dorian Kërçiku, Gilman Lika, Xhejms Situma, Muhamad Al Ajmi, Kamerun Heple
Sulmues: Bekim Bala, Etogo Esama, Mario Morina, Blerti Hajdari, Ergys Sorra
Shënim: Tirana ka mundësi të federojë edhe një lojtar, 24 orë para ndeshjes së Ligës së Europës.











