Emina & Missé, modelet shqiptare gjejnë të dashur milionerë

Jul 29, 2012 | 12:36

Meshkujt që kanë rrëmbyer zemrat e dy bukurosheve shqiptare janë biznesmeni amerikan me origjinë iraniane, manjati Sam Nazarian, si dhe portieri i Manchester United, Anders Lindeegard. Janë dy modele shumë të njohura me origjinë shqiptare, por që karrierën e kanë të fokusuar pikërisht jashtë kufijve shqiptarë, atje ku financat dhe mundësitë janë më të mëdha. Modelja e njohur nga Mali i Zi, e cila mes parave ka bërë karrierë në Nju Jork, ka vizituar Podgoricën vetëm për disa ditë, ku ka treguar për planet që e presin, ka zbuluar ku do të bëjë pushimet, si dhe ka theksuar se sa vështirë është të gjendesh si degë në një mollë të madhe. ”Tashmë më pret një projekt i madh në Berlin, punoj në javën e modës atje, duhet të shkoj dhe në Dubai për një ditë, por për shkak të punëve të mëdha është e mundur së pari të udhëtoj drejt Nju Jorkut”, kështu e fillon bisedën Çunmulaj dhe shton se pas këtij udhëtimi përsëri do të kthehet në Europë. Ndërsa Missé Beqiri është vajza shqiptare, e cila sikur të mos lidhej me portierin e Manchester United, Anders Lindeegard, shqiptarët nuk do ta kishin njohur atë, edhe pse në Vendet Skandinave ajo është një modele shumë e njohur. Missé deri më tani nuk ka preferuar të flasë për mediat shqiptare, ndoshta për faktin se ka problem me gjuhën shqipe, por suksesi i saj nuk mungon aspak e veçanërisht pas fotove nudo të cilat ishin realizuar për disa magazina të njohura suedeze.
Në anën tjetër, Emina pas angazhimeve të shumta do të vazhdojë me pushime. ”Do të shkoj në Ibiza, atje do të punoj për një kompani gjermane. Gjatë gjithë muajit kam shumë angazhime, ndërsa në gusht kam pak pushim dhe do të udhëtoj drejt Kinës. Kam udhëtuar në shumë vende të ndryshme, nëpër Europë kam qenë disa herë, e kam vizituar edhe Balin, ndërsa në Kinë kam qenë vetëm një herë në jurinë e ”Elite Model Look”, por atëherë nuk kam pasur kohë të shoh mirë qytetet”. Emina ka disa vite në këtë profesion, por mediave gjithmonë u ka interesuar jeta e tyre private sesa suksesi në modelizëm. ”Më shumë ju intereson se nga vij, çfarë jete kam pasur, çfarë shkollimi dhe arsimimi kam. Disa dinë dhe të provokojnë”, thotë Çunmulaj, e cila nën një buzëqeshje di të kthejë përgjigje me batutë. Lidhja e saj me biznesmenin iranian që jeton në Amerikë tashmë nuk është sekrete. Ajo del edhe hapur duke thënë: ”Jam shumë e lumtur, jam në lidhje dhe uroj që kjo të qëndrojë kështu pasi jam super dhe ndihem mirë”. Të njëjtën gjë në mënyrë të heshtur e pranon edhe modelja tjetër Missé Beqiri, e cila çdo ditë poston foto së bashku me të dashurin e saj Lindeegard, si dhe e kanë zyrtarizuar tashmë lidhjen edhe në facebook.

© Panorama.al

Te lidhura