Emilio i BB vazhdon lidhjen me aktoren greke Vasiliki Aggeli

Aug 13, 2011 | 14:14

Pas daljes nga shtëpia e famshme, ka qenë njëri nga banorët më të heshtur në media. Ndoshta nuk dëshiron të jetë shumë i pranishëm dhe emri i tij të konsumohet tej mase apo ndoshta pret momentin e duhur që të shfaqet me diçka që ia vlen. Intimiteti që krijoi me Ermelën gjatë ditëve të para në shtëpi nuk i solli asgjë Emilios, por jeta e tij private u përfol mjaft në media, derisa ai ishte brenda. Vajza, e cila ia ka rrëmbyer zemrën, nuk është shqiptare, por një aktore e njohur greke e telenovelave. Ish-futbollisti i “Skënderbeu”-t vazhdon lidhjen e dashurisë me Vasiliki Aggeli dhe, siç duket, është i dashuruar shumë, aq sa edhe këtë vit çifti ka bërë pushimet së bashku, në shoqëri edhe të një çifti tjetër të cilët supozohet se janë miq të tyre. “Jam i aftë të sfidoj veten përballë karaktereve të ndryshme që ofron shtëpia e “Big Brother”. Jam ironik dhe bëj humor me gjithë njerëzit që më rrethojnë”, – kështu pati deklaruar Emilio gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme. Se sa i aftë do të jetë të vazhdojë akoma lidhjen e dashurisë me aktoren greke, pritet ta tregojë koha. bl. re

© Panorama.al

Te lidhura