Hyrje rekord në pikën kufitare të Kakavijës

Aug 6, 2011 | 13:03

KAKAVIJE- Pika e kalimit kufitar e Kakvijës po përjeton numrin më të madh të hyrjeve që nga fillimi i sezonit veror.

Të dhënat paraqesin se në 24 orët e fundit numri i personave që kanë hyrë në Shqipëri nëpërmjet kësaj pike është 9500, shifer rekord.

Gjithashtu kanë hyrë 2400 mjete dhe 60 autobusë.

Autoritetet kufitare thonë se në të dyja anët e kufirit po punohet me procedura të përshpejtuara dhe me kapacitete maksimale.

Një ditë më parë autoritet u bënë thirrje emigrantëve që të mos udhëtonin vetëm gjatë orëve të paradites, por të shtrinin udhëtimin e tyre në kohë, pasdite dhe gjatë natës me qëllim shmangien e mbingarkesës dhe të rradhëve të gjata.

Dita e shtune ka shenuar rradhe te gjata edhe ne piken kufitare te Kapshtices. Pavarësisht se pala shqiptare ka punuar me 8 sportele në hyrje dhe 3 në dalje, ndërsa pala greke me 4 sportele rradhët ka qene e pamundur të shmangen.

Gjate dites se djeshme numri i shtetasve që kanë hyrë në Shqipëri nëpërmjet kësaj pike kufitare, deri rreth oreve te mbremjes ka qene 8300, ndërsa kanë dalë nga Shqipëria 3700 të tjerë. Qindra te tjere kane qene ne pritje per te hyre.

 

© Panorama.al

Te lidhura