Emërimi i Zylës, Balla akuza Berishës e Nishanit

Aug 21, 2012 | 14:06
Taulant Balla në Parlament

Partia Socialiste ka kërkuar sot sqarime pas emërimit në krye të policisë Ushtarake të Ylli Zylës, i cili pak kohë më parë ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i Kreut të Shërbimit Informativ Ushtarak(SHIU), pasi u akuzua se bashkëshortja e tij është bashkëaksionere me disa tregtarë të liçensuar për eksport armatimi në Shqipëri.

Në një prononcim për mediat, deputeti Taulant Balla akuzoi Presidentin e Republikës, Bujar Nishani se me emërimet e fundit, Presidenca është kthyer në një ministri në varësi të Berishës.

Balla akuzoi shefin e qeverisë se po vendos nën komandën e tij institucione të rëndësishme të shtetit, duke përsëritur edhe njëherë kërkesën e PS-së për përgjigje ndah skandalit të përgjimeve në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Çdo ditë e më shumë shqiptarët po shohin sesi Berisha po vendos në komandën e tij institucione të rëndësishme të drejtësisë, sigurisë dhe inteligjencës. Me emërimet e fundit Nishani po tregon se nuk mund të jetë tjetër veçse një kukull nën komandën e Berishës. Sot më shumë se kurrë Shqipërisë i nevojitet një rilindje kombëtare që do t`i kthejë institucioneve pavarësinë dhe qytetarëve një shtet ligjor të drejtë ku të gjithë të jenë të barabartë para ligjit”,- tha deputeti socialist.

© Panorama.al

Te lidhura