Emergjencat, Franca, 10 mijë euro për qarkun e Elbasanit

Feb 18, 2012 | 11:05

Ministria e Jashtme e Francës ka akorduar për zonat e prekura nga moti i keq në qarkun e Elbasanit një shumë prej 10 mijë eurosh. Menaxhimi i shumës do të bëhet nga ambasada franceze në Tiranë.

Në kuadër të ndihmave për ketë qark, janë grumbulluar gjithashtu edhe  më shumë se 8 ton ushqime dhe medikamente, të cilat do tu shpërndahen banorëve të zonave më të prekura nga reshjet e dëborës.

Pjesa më e madhe e parave do të akordohet për Steblevën, si një nga zonat më të prekura. Ndërkaq, nesër do të jetë vetë ambasadorja franceze, Christine Moro, e cila do të mbikqyrë mbarëvajtjen e shpërndarjes së ndihmës për këtë qark.

© Panorama.al

Te lidhura