Me gjithë përmirësimin e kushteve të motit dy ditët e fundit, ende ka komuna të bllokuara për shkak të dëborës në vend. Per pasoje, ende ka mijera banore qe vazhdojne jetesen ne kushtet e veshtira te motit e te bllokuar nga pjesa tjeter, pa mundesi komunikimi.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave ne njoftimin e saj te fundit ka bere me dije se ne gjithë vendin janë 28 komuna të bllokuara. Sipas saj, mësohet se konkretisht në qarkun e Shkodrës janë 9 komuna të bllokuara, në Kukës janë 9, në Dibër 7 komuna dhe 3 të tjera në Elbasan.
Në qarkun e Elbasanit, dy komuna janë bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së gurëve nga lartësitë. Ndërsa rrugët nacionale janë të hapura, veç aksit Kukës-Peshkopi dhe segmentit Qafë-Mali-Fierzë.











