
SHKODËR- Kreu i shtetit ka përsëritur sot nga Shkodra domosdoshmërinë e një bashkëpunimi të plotë dhe koordinimi në kohë të punëve pa dallime politike për përballimin e emergjencës krijuar nga moti.
Në vizitën e tij në Temal të Shkodrës Topi është njohur nga afër me situatën dhe masat e marra për t’u ardhur në ndihmë banorëve.
Ai ka kërkuar bashkëpunim të plotë dhe ndihmë në kohë reale për familjet në nevojë, qoftë për emergjenca ushqimore, qoftë për ato shëndetësore. Sipas tij, në kohë të tillë edhe biznesi vendas duhet të jetë shumë solidar e të japë ndihmën e tij.
Me pas Topi eshte ndaluar ne nje vizite ne Koman, ku ka kerkuar nga specialistet te mbajne nen kontroll situaten.
“Inkurajoj të gjitha strukturat në nivel lokal e qëndror të bashkëpunojnë në nivel këshilli me solidaritet. Duhet bashkëpunim pa ngjyrime politike. Përgëzoj strukturat që po punojnë në emergjencë: ushtrinë, policinë dhe vendorët” Dje, kam përshëndetur strukturat që janë impenjuara në këtë situate, median të cilat pasqyrojnë bashkëpunimin mes shtetit dhe qytetarëve , tha Topi.
© Panorama.al











