TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama ka mbledhur sot grupin parlamentar për situatën e emergjencës krijuar për shkak të motit të keq.
Ai ka njoftuar se neser do te behet publik nje plan afatshkurter dhe afatmesem per ate qe e ka quajtur ‘kriza e bores’.
“Planin do e mbrojmë në seancën e së enjtes, si një plan që duhet adaptuar menjëherë, i hapur për kontributin e palës tjetër, megjithëse ia imponon ligji i emergjencës. Nuk është orë për politizime të panevojshme, por nuk mund të mos ngrihet zëri për shkeljet e hapura të ligjit për emergjencat civile nga ana e qeverise. Qeveria duhet t’i jape pushtetit vendor atë që i takon në mënyrë që ta luajë rolin si i takon, ligji e parashikon përgjegjësinë e qeverisë, për parashikim, programim, parandalim, per te cilat nuk ka bere asgje”- tha Rama, gjatë fjalës së tij para deputeteve.
Ai ka deklaruar se situata është dramatike dhe mijëra banorë janë në vështirësi totale, qoftë për ndihma ushqimore, por në mënyrë të vecantë për urgjencat mjekësore. Nderkohe qe pakot e ndihmave te derguara nga qeveria, sipas Rames jane krejt qesharake.
Sipas tij qeveria duhet te degjoje, pasi shurdheria nuk sheron plage, por eshte kosto. “Ajo nuk duhet te hape gojen per te treguar perralla, duke e cuar publikun nga bora, kriza energjitike te Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha. Ata qe jane ne bore jane edhe socialiste edhe demokrate dhe perpjekja per t’i ndihmuar duhet te jete e perbashket. Ne jemi gati ta bejme pjesen tone, por ajo qe bejme ne nuk ka sesi te mjaftoje”- tha Rama.
Rama ka akuzuar qeverine per mungese totale te solidaritetit perballe situates dhe ne kushet te tilla ka kerkuar nderhyrjen e palramentit.
“Duhet te ndërhyjë parlamenti e të kërkojë masa logjistike e financiare nga qeveria, nuk kapërcehet kjo situatë me 400 mijë dollarë, duke mbyllur sytë para klithmave për ndihmë me idenë se e hodhëm dhe këtë herë dhe cudia do zgjasë tre ditë kur të numërojmë plagët dhe dëmet”- tha ai.
Deputetet e zonave të bllokuara kanë raportuar për situatën më të fundit në zonat që mbulojnë, duke pranuar situatën alarmante.
Sipas deputeti te Dibrës Qemal Minxhozi, plot 160 fshatra jane te bllokuar. Ai ka thene se banoret e ketyre zonave vuajne nga mungesa e ushqimeve.
Deputeti i Kukësit, Asllan Dogjani deklaroi se situata në këtë qark është shumë e vështirë, ndërsa ndërhyrja e shtetit ka qenë minimale.
“Mosmarrja e masave në kohën e duhur nga ana e strukturave të shtetit ka bërë që 14 komuna të jenë të bllokuara. Janë të bllokuara akset që lidhin qendrën e qytetit me komunat”, tha ai.
© Panorama.al











