Emergjenca në Itali, flakë plehrave në rrugët e Napolit

Jun 27, 2011 | 11:08

Emergjenca e plehrave në Itali, në provincën e Napolit, vazhdon. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë 60 herë për të shuar zjarret që u janë vënë mbeturinave në qytet dhe jashtë tij. Prokuroria e kryeqendrës së rajonit të Kampanias ka nisur hetimet për të zbuluar nëse këto akte janë organizuara dhe kanë një drejtues. Djegia e mbeturinave shkakton dëme të rënda në shëndetin e njeriut, sepse nga flakët ngrihet dioksina dhe mbeturinat e djegura kthehen në mbeturina speciale. Mjekët njoftuan dje se rastet e shtrimit të fëmijëve në spital janë shtuar dhe se dioksina është rritur me 20 për qind. Pak ditë më parë, kryetari i ri i Bashkisë së Napolit, Luixhi de Magistris, deklaroi se prapa çështjes së plehrave qëndron krimi i organizuar.

© Panorama.al

Te lidhura