TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi e ka quajtur jo vetëm jashtë rendit të ditës, por qesharak e krejt të panevojshëm, fyes për nevojën e njerëzve të izoluar në borë planin masave prezantuar nga opozita në senacën e sotme në Kuvend.
Pas fjalës së deputetit socialist Erjon Brace, Patozi ka deklaruar se Kuvendi nuk miraton plane. “Kanë qenë kongreset e PP që e bënin atë, ne miratojmë ligje dhe vendime, që u shkojnë në ndihmë e njerëzve të bllokuar”- tha ai, duke theksuar se ajo që u lexua nuk është as ligj, as rezolutë, kjo e bën qesharake rolin dhe peshën e opozitës që është në kundërrymë.
Sipas tij, në kohë fatkeqësish kërkohej solidaritet e opozita në kohën që nuk ndihmon, së paku duhet të mos prishë punë.
“Në asnjë vend një opozitë normale nuk i ngatërrohet nëpër kembë një vendi në emergjencë. Njerëzit nuk ndihmohen në Twitter e as Facebook. Banorët nuk ndahen në të djathtë e të majtë. Ata njerëz pavarësish bindjeve kanë një kërcënim, borën dhe motin e keq, e kanë harruar për kë kanë votuar, por Rama përpiqet t’i ndajë në hallin e përbashkët, t’i fusë panikun me shpresë se ata do zemërohen me qeverinë”- tha Patozi.
Sipas tij, Rama e ka bërë një gjë të tillë sa herë i ka ardhur rasti e nuk vë mend. “E bëri vjet pas përmbytjeve dhe përmbytjen e mori në zgjedhjet lokale. Të tillë përgjigje do të marrë gjithnjë politika e hijenës. Këtë politikë e përshkruan më së mirë patriarku i socialistëve, Agolli kur thotë se shikon tufa ujqërish në borë që kërkojnë vota dhe unë besoj këtë”- tha ai.
Patozi deklaroi se asnjë nuk kërkon nga opozita të bëjë sehir, ajo të mbajë shënim cdo defekt, të kërkojë llogari tani e më vonë, por ndërkohë të vërë një dorë për kapërcimin e situatës.
Braçe: Ja plani i opozites për emergjencën
Prezantimin e planit te veprimit per masat ne kuader te emergjences nga moti, publikuar nga PS nje dite me pare, e ka bere ne Kuvend deputeti socialist Erjon Braçe.
Nga foltorja e Kuvendit, pas nderprerjes shkaktuar nga debati Ruci-Topalli per rendin e dites, Brace ka numeruar para deputeteve gjithe pikat qe parasheh plani i masave.
Sipas Braces fondet e alokuara nga qeveria jane te pamjaftueshme dhe qesharake. Ai ka akuzuar qeverine per papergjegjshmeri ne menaxhimin e situates dhe mungese gatishmerie per t’iu gjendur prane banoreve. Ai u beri thirrje komuniteteve fetare qe ato para qe dje qeveria i ka kaluar ne dispozicion t’i kalojne ne ndihme te banoreve qe gjenden sot ne gjendje tragjike, te izlouar e pa ndihma.
Plani emergjent i PS
• Identifikimi i kostove të emergjencës për mbajtjen hapur të rrugëve që lidhin komunat me njëra-tjetrën, fshatrat me njëri-tjetrin dhe fshatrat me komunat.
• Hapjen e rrugëve që lidhin qytetet me komunat dhe fshatrat, hapjen e rrugëve kombëtare.
• Kthimin në eficiencë të plotë të ujësjellësve
• Furnizim të menjëhershëm me ujë të qyteteve dhe komunave
• Furnizim të menjëhershëm me barna edhe për 2 muaj, si dhe mbajtjen hapur të të gjitha qendrave shëndetësore
• Furnizim me veshmbathje në fshat e qytet për dy muaj
• Furnizim të menjëhershëm me gaz, qymyr dhe dru për 3 muaj
• Furnizim me ushqim në sasi të mjaftueshme edhe për 3 muaj
• Identifikimin e kostove për dëmet në rrugë rurale dhe kombëtare, në rrugët e brendshme të qyteteve.
• Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në rrjetin e kanalizimeve, të ujërave të bardha dhe të zeza.
• Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në shkolla në qytet dhe në fshat.
• Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në banesat e qytetarëve në qytet dhe në fshat.
• Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në bagëti.
• Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në bazën ushqimore të këtyre familjeve.
• Të alokohen grantet e planifikuara në buxhetin e shtetit për komunat dhe bashkitë në nevojë.
• Alokim i fondeve për ndërhyrje të menjëhershme
• Alokim i fondeve për ndihmën ekonomike në një masë të plotë 4-mujore.
• Alokim i fondeve shtesë për familjet që do bien në varfëri për shkak të dëmeve, në masë të plotë dhe të paktën për 4 muaj.
• Alokim i menjëhershëm i fondit të buxhetit të shtetit për ndërtimin e digave, për t’u paraprirë atyre fenomeneve që mund të ndodhin nga shkrirja e menjëhershme e borës.
• Alokim i menjëhershëm i fondeve operative për funksionimin e hidroforëve dhe kanaleve kulluese.
Emergjenca, debat Ruçi- Topalli per rendin e dites
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka nderprere seancen, pasi kreu i grupit kuvendor te PS-se, Gramoz Ruci nisi te flase per situaten e emergjences per shkak te motit.
Sipas saj, emergjenca eshte planifikuar te diskutohet ne fund te rendit te dites dhe gjithe deputetet duhet te respektojne rendin.
“Vendi po kalon në një situatë jo normale dhe në këto kushte çdo parlamend nuk do të merret me punën rutinë por të informonte për situatën. Shefi i ekzekutivit duhet të ishte në seancë ku të raportonte për situatën dhe të kërkonte edhe mendimin e të zgjedhurve të popullit qofshin këta të mazhorancës apo të opozitës”- tha Ruci ne fjalen e tij para deputeteve.
Sipas tij edhe pse ka dallime mes paleve, kjo fatkeqësi duhet të bashkoje opoziten dhe maxhorancen dhe oferta e opozitës është bërë e njohur prej ditësh.
Pas tij ka reaguar Topalli, duke e cilesuar deklaraten e Rucit jashte rendit te dites. “Hipokrizia nuk ju mungon por të ishte serioze do të bënit pyetje dhe inteperlancë. Je kundër rregullores” tha ajo, duke njoftuar edhe nderprerjen e seances.
Ne rendin e dites parashikohen 10 pika, mes te cilave ligji për disa ndryshime në Kodin Civil, qe kerkon votim me shumice te cilesuar, pra miratimin edhe te opozites. Sipas ndryshimeve te bera ne Komision e Ligjeve, eshte hequr padia per shpifje, e fyerje, nderkohe qe ne Kodin Penal denohen shpifjet në internet përfshi këtu rrjetet sociale si “Facebook”, “Twitter”, “You-tube” etj.
© Panorama.al











