Aktorja e njohur Ema Andrea është si gjithnjë në superformë. Mes Shqipërisë e Sllovenisë ku ajo luan teatër, aktorja me t’u kthyer kërkon të takohet me miqtë e të shpenzojë pak kohë me ta. Të premten që shkoi, ajo zgjodhi muzikën me hite të viteve ’80-’90 të luajtur nga Kel Demi tek vila “Mercedes”, e sigurisht që kërceu e u kënaq deri në orët e para të mëngjesit.











