”Elite Model Look”, pas Emina Çunmulajt, Adelina Biba synon finalen e këtij spektakli

Aug 26, 2012 | 11:53

Qindra vajza e kanë ëndërruar këtë rast, por jo të gjitha kanë pasur mundësinë të bëhen pjesë e garës. Adelina Biba është shqiptarja e dytë pas Emina Çunmulajt që arrin deri në finale të spektaklit ‘’Elite Model Look’’ të Zvicrës. Nga data 20 gusht ka filluar votimi për 12 finalistet, mes të cilave është dhe kosovarja Adelina Biba. Është vetëm 16 vjeç, e gjatë 178 cm dhe me përmasa 86-63-84 dhe banore e Lozanës. Modelet e preferuara të saj janë Gisele Bundchen dhe Angela Martini, ndërsa pëlqen gjithashtu edhe nobelistin Marc Levy, si dhe aktoren e njohur Jenifer Aniston, e cila i duket shumë e sinqertë dhe unike. Këto janë disa nga fjalët që ka thënë Adelina Biba në video-prezantimin e saj për mediat zvicerane. Nëse arrin ta fitojë këtë konkurs, Adelina do të vazhdojë suksesin e Emines, e cila hapat e parë në modelizmin profesional i nisi pikërisht nga ky spektakël…

© Panorama.al

Te lidhura