Elita 5 futet në studio për realizimin e albumit

May 20, 2012 | 13:42

Ka një kohë të gjatë që grupi legjendar ”Elita 5” ka filluar punën e pandalshme për realizimin e një albumi shumë të veçantë për fansat e tyre pas një pauze të konsiderueshme, ndërsa albumi do të përmbajë këngë shumë të zgjedhura dhe në mënyrë profesionale. Para hedhjes së albumit në treg, grupi i njohur do të lançojë një këngë single të shoqëruar edhe me videoklip, që do të paralajmërojë edhe albumin e ri. “Edhe pse jemi duke punuar intensivisht me albumin, kemi vendosur që para tij të lançojmë një këngë të re verore bashkë me klip, një këngë ritmike dhe e veçantë. Presim që gjatë këtyre ditëve ta titullojmë këngën dhe brenda pak javësh ta lançojmë në treg”, është shprehur vokalisti dhe lideri i grupit, Arif Ziberi. Lideri i grupit nuk e fsheh faktin se grupin e pret një verë shumë e nxehtë dhe me angazhime si çdo vit. “Albumi i ri do jetë një album shumë i mirë dhe me një kualitet që nuk është parë në trojet shqiptare. Përveç albumit, kemi shumë për t’u përgatitur, sepse na pret një verë shumë e lodhshme pasi kemi të programuar shumë koncerte në gjithë trojet shqiptare”, ka theksuar Ziberi.

© Panorama.al

Te lidhura