Elisa zhytet në Dhërmi, lodhet për të kapur rekordin e Berishës

Aug 12, 2012 | 17:41

Duket se kryetarja e FRESH-it, Elisa Spiropali, ka pasur shumë kohë për të pushuar këtë verë, edhe pse ka tashmë një post drejtues. Për të pushuar dhe për të marrë rreze ajo ka zgjedhur plazhet e Dhërmiut apo Jalës, si për t’u dukur më shumë mes plazhistëve, që më së shumti udhëtojnë nga Tirana. Siç e shihni në këtë foto të postuar në profilin e saj në facebook, ajo është fotografuar nga miqtë e saj duke notuar në det. Pak ditë më parë, Elisa kishte shprehur ambicien se kishte plan që të thyente rekordin e Kryeministrit Sali Berisha, për minutat e shumta duke notuar. Kjo foto është shoqëruar me komentin: Elisa me 144 minuta not intensiv. Sapo theu rekordin e doktorit. Pas shpalljes kryetare e re e FRESSH-it, forumit të të rinjve në Partinë Socialiste, Elisa ka menduar mënyra të tilla për t’i bërë publicitet vetes dhe për të dalë nga kornizat e një vajze pa jetë qejfi.

© Panorama.al

Te lidhura