Trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Serxhio Batista, nuk është shumë i shokuar nga eliminimi i skuadrës. “Mos e quani dështim faktin që u eliminuam në çerekfinale. Objektivi ynë ishte të fitonim kompeticionin dhe u munduam që ta realizojmë, por nuk ia dolëm mbanë. Unë nuk e çoj aspak ndër mend që të largohem nga detyra ime. Kam një kontratë dhe do ta vazhdoj punën e nisur”, tha Batista. Ai komentoi gjithashtu edhe paraqitjen e Mesit: – “Në pjesën e parë luajti mjaft mirë, ndërsa në 45 minutat e dyta ritmi i tij ishte në ulje, ashtu si pjesa tjetër e skuadrës. Nuk dua të fajësoj aspak Maskeranon për kartonin e kuq, pasi s’mendoj se ishte i merituar dhe s’ishte ai që vulosi fatin e ndeshjes”.











