Elhaida Dani triumfon me katër çmime në ‘’Champions League Festival’’ të Rumanisë

Aug 12, 2012 | 17:28

Çmimi i madh që fitoi në ‘’Top Fest’’, siç duket i ka hapur akoma më shumë dyert këngëtares së re dhe shumë të talentuar, Elhaida Dani. Ka qëndruar për disa ditë në Piatra Neamt të Rumanisë, ku ka përfaqësuar vendin tonë në festivalin ndërkombëtar ‘’Champion League’’, në të cilin ka pasur përfaqësues nga shumë shtete të ndryshme, ndërsa këtë vit Shqipëria vazhdon të përfaqësohet nga Elhaida nëpër festivale të kësaj kategorie. Ky festival organizohet për herë të tretë nga Mihai Traistariu, një këngëtar shumë i njohur në Rumani, si dhe përfaqësues i saj në Eurosong në vitin 2006, ndërsa konkurrimi ka zgjatur tri net dhe një natë gala në të cilën janë ndarë edhe çmimet. Elhaida nuk është mjaftuar vetëm më çmimin e madh, por ka rrëmbyer edhe tri çmime të tjera në po të njëjtin festival ‘’Çmimin Mihai Traistariu’’ (me këtë këngëtar ajo do të realizojë edhe një bashkëpunim), çmimin e madh të jurisë së fëmijëve, si dhe trofeun e kategorisë së të rriturve. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për Elhaidën, e cila është në fillim të një karriere të suksesshme…

© Panorama.al

Te lidhura