Shkrumbohet teatri “Skampa”, 2 në pranga

Aug 5, 2011 | 10:10

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona, të dyshuar si përgjegjës për vënien e zjarrit një ditë më parë  në teatrin “Skampa” të këtij qyteti.

Ata janë, babë e bir, Ali dhe Gentian Meçe, 55 dhe 36 vjec.

Sipas policisë, dy të arrestuarit gjatë ditës së djeshme po punon me një bombul gazi në afërsi të godinës së teatrit. Bombula dyshohet të ketë qenë edhe shkaku u rënies së zjarrit, fillimisht në hotelin aty pranë e më pas edhe në ambjentet e teatrit “Skampa”

Zjarri i ditës së djeshme shkaktoi dëme të mëdha në teatrin e qytetit të Elbasanit, dëme që sipas llogaritjeve të para shkojnë deri në 1.5 milionë euro.

Kryebashkiaku i qytetit të Elbasanit dhe Prefekti gjithashtu kanë fajësuar shërbimin e zjarrëfikësve për mosndërhyrje të shpejtë dhe joprofesionalizëm.

© Panorama.al

Te lidhura