
ELBASAN – Një makinë e Gardës së Republikës u përfshi në një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e drejtuesit të automjetit dhe plagosjen e një personi tjetër që udhëtonte së bashku me të. Burime zyrtare nga Njësia Rajonale e Qarkullit Rrugor për Elbasanin bënë të ditur se fuoristrada me targa TR 42 34 K, që drejtohej nga 37-vjeçari Arben Zhuxhi, ka dalë nga rruga në fshatin Lolaj të Peqinit dhe më pas është përplasur duke u shkatërruar pjesërisht. Si rezultat e përplasjes ka humbur jetën në vend drejtuesi i këtij mjeti dhe ka mbeti i dëmtuar në gjendje të rëndë 33-vjeçari Vilson Tabaku. Sipas Policisë, i dëmtuari u transportua fillimisht në Spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe që andej u transportua për në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se dy efektivët e Gardës ishin rreth 30 minuta para eskortës së Presidentit të Republikës, i cili kishte takim në Ohër me presidentin maqedonas. Dyshohet se njëri nga shkaqet ka qenë rrëshqitja e mjetit në rrugë si pasojë e shirave rënë gjatë orëve të para të mëngjesit në të gjithë rajonin e Elbasanit. m.s











