ELBASAN/ Rreh të atin për lekët e alkoolit, kapet

Sep 3, 2012 | 11:20

ELBASAN – Një 26-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi në mënyrë të përsëritur dhunonte me sende të forta babain e tij. Burime të Policisë bëjnë të ditur se “arrestimi i 26-vjecarit Robert Isufi u bë pas denoncimit të bërë nga babai i tij, 58-vjeçari Zabit Isufi, sipas të cilit djali i tij në mënyrë të përsëritur e dhunonte duke e qëlluar me sende të ndryshme e duke i shkaktuar dëmtime serioze në pjesë të ndryshme të trupit”. Policia ka arrestuar 26-vjeçarin Isufi, pasi nën efektin e alkoolit dhunonte babanë e tij, i cili nuk i jepte para për të pirë. Materialet në ngarkim të 26-vjeçarit i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

© Panorama.al

Te lidhura