
ELBASAN- Një 35- vjeçar është ekzekutuar për vdekje në banesën e tij, ndërsa rreth 1 orë më vonë i ati është ndarë nga jeta pas një infarkti të pësuar nga tronditja.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:00 të ditës së sotme, ndërsa është ekzekutuar shtetasi, Gentjan Beqiri. Viktima së fundi njihej edhe me emrin, Ardian Meta.
Nga të dhënat e para mësohet se viktima ruhej nga efektivët e policisë, pasi ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Mbi 35- vjeçarin e ekzekutuar rëndonin disa akuza, mes të cilave edhe ajo për vrasjen e një biznesmeni elbasanas disa vite më parë.
Ende nuk janë të qarta rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa raportohet se efektivët e policisë kanë neglizhuar ruajtjen e viktimës, ndërsa ekzekutorët kanë hyrë në shtëpi duke e qëlluar Gentjan Beqiri për vdekje në krevat.
Babi i tij, Nezir Beqiri duke qenë dëshmitarë i ngjarjes nuk ka mundur ti shpëtojë një ataku kardiak, duke humbur jetën në spitalin e qytetit të Elbasanit.
© Panorama.al











