
Policia: Isidor Koti mori para nga studentët për t’i kaluar.
Operacioni policor “Integriteti” ka vënë në pranga një tjetër pedagog të universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Ndërkohë, në kuadër të të njëjtit operacion u arrestua edhe një studente, e cila shërbente si seksere. Burime të Policisë së Elbasanit bëjnë të ditur se vetëm pak minuta pasi kishte marrë një sasi prej 300 eurosh, si edhe 38 mijë lekë të rinj, është arrestuar pedagogu i degës së Gazetarisë në universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Isidor Koti. Mësohet se arrestimi është bërë rreth orës 15:00, në fund të provimeve të studentëve të vjeshtës.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











