Humb jetën 18-vjeçari duke mbledhur skrap

Jul 17, 2011 | 11:11

ELBASAN- Një 18- vjeçar humbi jetën aksidentalisht ndërsa ishte duke mbledhur skrap. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, ku viktima i identifikuar si Emanuel Mara u zu nga një sasi e madhe skrapi.

Sipas informacioneve të policisë, gjatë ditës së shtune, viktima Emanuel Mara, banor i fshatit Katund i Ri nga komuna e Bradasheshit, kishte shkuar për të mbedhur skrap në ambientet e ish Uzinës së kobaltit të Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit me qëllim shitjen e tij.

Gjatë kësaj kohe, 18- vjeçari është zënë përsipër nga një sasi e madhe skrapi, ndërsa ka ndërruar jetë rrugës për në spital, pa mundur tu shpëtojë plagëve që kishte marrë.

© Panorama.al

Te lidhura