ELBASAN- Daja plagos nipin e vet 17 vjecar me pistoletë. Ngjarja ka ndodhur pas nje sherri mes tyre, per motive ende te paqarta, jashtë ambienteve të një lokali në fashtin Vidhas, Komuna Papër-Elbasan.
Sipas burimeve të policisë sherri nisi pasditen e sotme, ku 25-vjecari Andi Cela ka shtënë me armë të tipit pistoletë ndaj nipit të tij, D.Sala, rreth 17-vjec dhe ka mbetur edhe vetë i dëmtuar lehtë.
Pas hetimeve të para të policisë në vendin e ngjarjes rezultoi se autori i ngjarjes shtetasi Andi Cela së bashku me nipin e tij shtetasin D.Sala, i datëlindjes 1994, banues në fshatin Vidhas, pasi kanë konsumuar një sasi të konsiderueshme, alkooli, janë konfliktuar mes tyre. “Pas këtij konflikti shtetasi Andi Cela, ka qëlluar me armë zjarri nipin e tij shtetasin D.Sala, duke u plagosur edhe vetë autori”- thonë burimet e policisë. Ata u dërguan në Spitalin Kirgjiuk Elbasan, ku aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Autori është vënë në pranga me akuzën “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe armë mbajtje pa leje”.
© Panorama.al











