ELBASAN- Një aksident me pasojë pesë persona të plagosur, ku njëri është në gjendje kritike përr jetën ka ndodhur në aksin Elbasan- Cërrik. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Të plagosur kanë mbetur Renato Toska, 22 vjeç, drejtues i njërës prej makinave, dhe pasagjerja që udhëtonte bashkë me të, Majlinda Mustafa, 21 vjeç. Në makinën tjetër mbetën të plagosur 3 persona, ku njëri prej tyre, Gjergj Kuqja , 48 vjeç është në gjendje kritike për jetën.
Ka mbetur i plagosur Sabri Muça, 42 vjeç, drejtuesi i makinës, dhe një pasagjer tjetër Dritan Tashi. Mësohet se policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet që kanë çuar në këtë aksident të rëndë.











