POGRADEC- Vetëm një ditë pas vrasjes së Kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj një tjetër ngjarje e rende trondit opinionin publik shqiptar.
Nje 25- vjeçar ka qëlluar per vdekje, vëllain e tij, Dritan Myrteza, 38 vjeç dhe, Fatmir Muhaxhirin, 65 vjeç, gjyshin e bashkëshortes se tij.
Nje konflikt familjar dyshohet se ka shtyre, Romeo Myrteza, të qëllojë per vdekje 65- vjeçari dhe vëllain e tij.
Vetëm pak minuta pas ngjarjes, policia ka bere te mundur ndalimin e autorit, si dhe sekuestrimin e armës se krimit. Personat e përfshire ne konflikt i përkasin komunitetit rom ne vendin tone.
Efektivët e policisë janë në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
© Panorama.al











