Ekzekutimi i peshkatarit, porositësi jashtë lokalit

Aug 28, 2012 | 12:27

Sokol Veizi u bë i famshëm 2 vjet më parë, pasi kapi një peshk të rrallë në zonën e Orikumit. Kjo foto e marrë nga youtube tregon peshkatarin në eksperiencën e tij të veçantë

ORIKUM/ Dëshmitarët: Vrasësi i Sokol Veizit foli me një person para krimit.

Porositësi i krimit të Sokol Veizit ka qenë duke pritur jashtë lokalit. Ai ka orientuar vrasësin që të shkonte drejt tavolinës për ta qëlluar për vdekje peshkatarin 45-vjeçar. Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qytezën e Orikumit ka dëshmitarë kyçë për rrethanat e krimit. Natën e vrasjes së peshkatarit Veizi, në lokalin ku ndodhi ngjarja ka qenë roja dhe djali i vogël i pronarit. Ata gjithashtu ishin të ulur në tavolinën jashtë lokalit, kur kanë dalluar që një person me kokore në kokë iu afrua dhe iu ul në tavolinë Veizit. Mes tyre ka nisur një debat me zë të lartë. Roja dhe djali i pronarit të lokalit janë futur brenda për të mos dëgjuar debatin e tyre, por nuk ka kaluar shumë kur kanë dëgjuar krismën e parë të armës. “Na bëri përshtypje dhe ndaluam hapat për të parë se çfarë po ndodhte mes tyre.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura