
Adem Tahiraj, baba i tre fëmijëve qëllohet me breshëri pas debatit para një parukerie. Në kërkim, Xhakja e Krasniqi. Autorët largohen me një makinë “Polo”
Kryepolici i Shijakut shoqërohej nga shoferi dhe një inspektor. Policia: Ilir Xhakja qëlloi nga makina e tij. Kush është personazhi që akuzohet për disa vrasje dhe i dënuar vetëm për armëmbajtje pa leje. RENEA e arrestoi më 5 korrik 2007, Gjykata e liroi.
Ekzekutohet me armë zjarri shefi i Komisariatit të Policisë së Shijakut, kryekomisari Adem Tahiraj. Ai u qëllua për vdekje dje rreth orës 18:00, në vendin e quajtur Katund-Sukth, në një rrugë mes Shijakut dhe Katundit të Ri të Durrësit. Sipas burimeve zyrtare të Policisë, ka qenë në krye të detyrës, gjatë një operacioni kontrolli për armët pa leje. Ngjarja ka ndodhur pranë një parukerie, ku sipas dëshmitarëve ka pasur një debat të ashpër mes disa personave dhe shefit të Komisariatit që mbeti viktimë në ngjarje. Shumë persona janë bërë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë, e cila ndodhi në mes të rrugës. Mes dëshmitarëve është një parukjere, e cila është shoqëruar në Polici si personi kryesor dëshmitar okular i ngjarjes. Burimet e Policisë thanë se kryepolici Tahiraj ndodhej në makinën e punës, bashkë me shoferin dhe një inspektor të zonës, duke kryer kontroll.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











