
VLORE/ Hapen dosjet. Shoqërohen dhe banorët për konfliktin mbi lokalin.
Amarildo Delaj, nipi i Niko Delajt, vrarë në Barcelonë për trafiqe.
Tri ditë pas vrasjes me breshëri automatike të 27-vjeçarit Amarildo Delaj në Vlorë, Policia e këtij qarku ka nisur të shfletojë dosjet e vjetra të ekzekutimeve që e kanë zanafillën që në Barcelonë të Spanjës. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se i riu që u vra në lokalin në pronësi të tij, është nipi i Niko Delajt, i ekzekutuar në vitin 2006 në Spanjë nga Sokol Rama. Prej atij viti, ngjarjet në Vlorë kanë marrë rrjedhë tragjike me vrasje të njëpasnjëshme, që kishin qëllim veç hakmarrjen. Policia bëri të ditur se është duke hetuar në disa pista, duke mos përjashtuar as pronësinë dhe konflikte të 27-vjeçarit.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











