
Nje 34 vjecar, denuar nga drejtesia shqiptare per dy vrasje eshte ekstraduar nga SHBA per te vuajtur denimin ne atdhe. Policia ka njoftuar se i ekstraduari eshte shtetasi Gentian Doda, i dënuar nga drejtësia shqiptare me 20 vite burg për dy vrasje, të kryera në vitin 1997.
“Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ditën e shtunë, datë 14.07.2012, rreth orës 01.30’, u krye ekstradimi nga Los Angeles, SHBA, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Gentian Ahmet Doda, vjeç 34, lindur në Burrel.”- bëri të ditur policia.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Matit me vendim të datës 26.04.2000, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprat penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje”.
Ai u shpall fajtor për vrasjen me armë zjarri të shtetasve Gazmir Dedja dhe Asllan Gjoka, në datën 27 tetor 1997.
© Panorama.al











