Ekstradohet nga Italia, sh zyrtarja që abuzoi me detyrën

Jun 10, 2011 | 15:22

Është arrestuar për qëllime ekstradimi drejt vendit tonë, shtetësja shqiptare e shpallur në kërkim ndërkombëtar, Mimoza Pjetër Lugjaj, 47 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banuese në Durrës.

Ish shefja e kontabilitetit të gjykatës së Kavajës ndodhej prej 9 vitesh në kërkim.

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana informoi se arrestimi është bërë në Alessandria, Itali.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, e ka dënuar Lugjajn me 5 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “Fallsifikimit të dokumentave.”

© Panorama.al

Te lidhura