Interpol Tiranë njoftoi sot ekstradimin nga Milano të shtetasit shqiptarë, Gjovalin Ndue Doku, 45 vjeç, lindur në Lezhë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, në vitin 2005 e ka dënuar me 6 vjet burg për kryerjen e veprës penale të “shfrytëzimit të prostitucionit“.
Në vitin 2008, Gjovalin Doku, me anë të mashtrimit duke i premtuar punë shtetases T. P., e ka marrë atë nga qyteti i Laçit dhe e ka dërguar në Itali, ku e ka detyruar të punojë si prostitutë
Arrestimi i tij është bërë nga autoritetet italiane më 02 shtator 2011 në Itali.
© Panorama.al











