Ekstradohen nga Greqia dy të dënuar shqiptarë

Jul 5, 2012 | 18:28
Foto Ilustruese

Interpol Tirana ka kryer sot me sukses ekstradimin e dy shtetasve shqiptarë nga Greiqi, të dënuar për veprat penale të trafikimit të të miturve, si dhe prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike.

Arben Ismail Kallo, 41 vjeç, lindur në Korçë, është dënuar në vitin 2007 nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 15 vjet burg, pasi ka trafikuar drejt Greqisë fëmijë të mitur me qëllim përdorimin e tyre si lypsa.

Ndërkohë, ndaj shtetasit, Ergus Leven Dhima, 34 vjec, gjykata ka caktuar në vitin 2009 masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka blerë me qëllim trafikimin në drejtim të Greqisë, një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit  Cannabis Sativa.

Shtetasit e mësipërm iu dorëzuan përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

© Panorama.al

Te lidhura