Ekstradohen 2 të dënuar të tragjedisë së 9 janarit

Jul 3, 2012 | 18:22

Interpol Tirana ka finalizuar sot ekstradimin e dy shtetasve shqiptare nga Italia për në Shqipëri. Bëhet fjalë për shtetasit Altin Belulaj, 32 vjeç, lindur në Vlorë dhe Cukal Delija,  43 vjeç, lindur në Kajvall, Shkodër. Këta dy shtetas janë dënuar përkatësisht me 25 dhe 15 vjet burg pasi janë shpallur fajtorë për veprat penale të kalimit të paligjshëm të kufirit dhe dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri nga Gjykata e Vlorës ne vitin 2005.

Këta shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë organizuar trafik të paligjshëm të qenieve njerëzore duke iu  premtuar personave të ndryshëm kalimin në Itali kundrejt shumës 1500 euro për person. Nën organizimin e tyre, më datë 09.01.2004, një gomone me 36 persona në bord, e nisur nga Vlora drejt Italisë, është përmbysur pranë gadishullit të Karaburunit.

Viktimat e tragjedise se 9 janarit

Janarin e ketij viti, familjaret kane perkujtuar 8 vjetorin e tragjedisë, ku ne tentative per te udhetuar drejt Italise, humben jeten 20 persona dhe u zhduken 8 te tjere.

Pas mbërritjes në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, dy të ekstraduarit i janë dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

© Panorama.al

Te lidhura