Ekstra-komunitarët, dështon udhëtimi i Galianit në Amerikë

Jun 11, 2011 | 11:06

Ndërkohë që skandali i basteve ka prishur planet dhe punët në Federatën Italiane të Futbollit, grupi që po shqyrton ligjin e ri për futbollistët ekstra-komunitarë dhe shtimin e numrit të tyre nga një në dy, duket se nuk do ta vlerësojë këtë ide. Për këtë arsye, për momentin, Adriano Galiani dhe njeriu i tij i merkatos, Ariedo Braida, duket se do të shtyjnë udhëtimin e tyre në Amerikën e Jugut për të parë nga afër brazilianët Ganso apo argjentinasin Lamela. Për momentin, Milani e ka zënë vendin bosh të ekstra-komunitarëve, duke blerë nga Marseja nigerianin, Taje Taivo, dhe në këtë mënyrë, udhëtimi në Brazil do të rezultonte i kotë.

© Panorama.al

Te lidhura