Ekspozita e Pacit, Topalli: Pasqyrë e drejtësisë në fije të perit

May 12, 2012 | 17:02

TIRANE- “Ka njerëz të gjallë që janë të vdekur dhe të vdekur që mbeten gjithmonë të gjallë”. Me keto fjale eshte shprehur Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli pasi ka vizituar ekspozitën e piktorit të njohur Gjovalin Paci, në Muzeun Kombëtar.

E  titulluar “Jetë e humbun”, ekspozita e  piktori Paci frymëzohet nga kujtimet e dhimbshme të intelektualit erudit Ejëll Coba, i cili vuajti shumë vite në gulagët e burgjeve  komuniste.

Mbi 100 punime të teknikave të ndryshme, vijnë me simbolikë të fortë mes penelatave të zbehta të Pacit, për të përcjellë dhimbjen, vuajtjen e  individit, të njerëzve dhe të gjithë shoqërisë në diktaturë.

I nxitur nga  idetë, filozofia dhe misioni i mundimshëm i Ejëllit  dhe plejadës së tërë intelektualëve shqiptarë, të persekutuar gjatë diktaturës, vijnë në kompozimet, instalacionet e piktorit si elementë të memories kolektive.

 

 

© Panorama.al

Te lidhura