Sarandë, eksploziv poshtë makinës, shpëton i riu

Jul 9, 2011 | 17:05

SARANDE- Një vrasje me paramendim është parandaluar një ditë më parë në fshatin Xarrë.  Nje sasi e konsiderueshme eksplozivi mes tij edhe dy granata e vendosur poshtë një mjeti, e tipit opel astra ngjyrë gri me targa greke është zbuluar ende pa shpërthyer. Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes. 

Policia ka zbuluar një pako te mbështjellë me plastamas të bardhë u gjet e vendosur tek disku i gomës së pasme të një mjeti tip opel astra ngjyrë gri me targa greke YHI 5178, pronë e shtetasit Mario Hasani, banor i fshatit Xarrë.

Pakoja është zbuluar nga vetë familjarët në momentin kur 26 vjeçari Mario Hasani ka hypur në mjetin e tij dhe nisi ta lëvizte atë për ta nxjerrë nga parkimi, ku e kishte parkuar një natë më parë.

Në moment është pikasur pakoja e lidhur tek disku. Menjëherë është njoftuar inspektori i zonës Petrit Kapo, i cili shkoi menjëherë në vendngjarje. U njoftua policia e Sarandës dhe nisën hetimet për të identifikuar autorët dhe zbardhur shkaqet.

Ndërkohë është bërë izolimi i zonës ku ndodhej mjeti, ndërsa u kërkua ndihmë nga specialistë nga Tirana për të bërë çaktivizimin e granatave të gjetura në pakon e mbështjellë.

Në orët e vona të së premtes, rreth orës 22.00, specialistë të ardhur nga Tirana kanë realizuar çaktivizimin, ndërsa mësohet se pakoja ka pasur një sasi rreth 1 kg, e dyshuar si ajo e llojit tritol si dhe dy granata, ku siguresat e tyre ishin lidhur me tel në diskun e gomës së pasme të mjetit.

Po punohet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e shkakut të vendosjes së kësaj sasie lënde plasëse, që nëse do të kishte shpërthyer do të kishte ndodhur një katastrofë me shumë viktima. Ndërsa mësohet se nga policia e Sarandës janë shoqëruar në komisariat rreth 10 persona, banorë të fshatit Xarrë.                                                                                            Shpresa Dine

 

© Panorama.al

Te lidhura