Ekspertët: Bebet me tre prindër gjenetikë, OK mbi baza etnike

Jun 14, 2012 | 14:59

Krijimi i bebeve me tre prindër gjenetikë do të jetë një mundësi fantastike për familjet që kanë në gjenetikën e tyre sëmundje të padurueshme, ka deklaruar një grup ekspertësh me emër, bazuar mbi etikën e shkencës. Këshilli “Nuffield”, me influencë mbi bioetikën, ka kundërshtuar besimtarët dhe drejtuesit e institucioneve fetare për termin “neveri” të përdorur mbi këtë praktikë, duke theksuar se nuk ka asnjë arsye etike për ta ndaluar atë. Qeveritë perëndimore po shqyrtojnë amendamente mbi lejimin e përpunimit gjenetik të vezëve dhe embrioneve, për të krijuar bebe pa sëmundje gjenetike. Këta fëmijë do të kenë dy nëna dhe një baba.

© Panorama.al

Te lidhura