Ekskluzive/ Vdekja e 34-vjeçares në maternitet, zbardhet dëshmia e mjekut: Kishte abortuar disa herë! Nga spitali doli në gjendje të mirë, me të gjitha kontrollet

Feb 1, 2023 | 10:23
SHPËRNDAJE

Një 34-vjeçare në Elbasan ka humbur jetën pasditen e djeshme në maternitet, disa orë pasi kreu një abort. Pas kësaj, policia procedoi penalisht dy mjekë të maternitetit.

Gazetari i Panorama TV, Aldo Kozarja ka siguruar ekskluzivisht dëshminë e mjeku reanimator, Behar Gjevori i cili u procedua penalisht nga policia pas ngjarjes së rëndë.

Ai tregon se e reja kishte abortuar edhe disa herë më parë, ç’ka e shton rrezikun e ndërhyrjes. Mjeku Gjevori shprehet se 34-vjeçarja në momentin që doli nga spitali, ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas anestezisë, mjeku shprehet se 34-vjeçarja iu nënshtrua edhe kontrollit me eko, ku ka rezultuar se ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjevori tregon se pas kësaj, mjeku është larguar.

Gjevori: Historia është e tillë, e ndjera vjen rreth orës 13:00 për të abortuar, bashkë me një shoqen e vetë me të cilën jeton. Më thërret ***** për dy aborte.

Këto janë procedura të thjeshta, për ta bërë pa dhimbje kërkojnë njëfarë anestezie. Bëhen në kabinete që kanë kushte minimale, është një procedurë e shkurtër. Bën anestezinë tek e para, zgjohet për bukuri dhe kalon në krevat, bën dhe këtë të dytën, 10 minuta punë, ishte një abort 11-12 javësh. Mbaroi abortin dhe 34-vjeçarja e dyta. Zgjohet mirë e bukur, kalon në krevat, bën një eko kontrolli edhe unë që nga ky moment ika.

Pyetje: Ishte hera e parë që abortonte?

Gjevori: Vajza e ndjerë kishte bërë abort edhe herë tjetër. Nuk e kam pyetur sa herë. Ika unë, kaq mbyllet historia ime. Vetëm kur më merr doktor **** nga ora 19:00 dhe më thotë që vajza që ka bërë abort tek ty ka ndërruar jetë. Do ketë pasur ndonjë trombomboli. Varet si është shtrati placentar.

Sa më shumë aborte të bësh, aq më i predispozuar është. Varet nga madhësia e abortit, kur e bën mosha të vogla, 5-6 javëshe është më shumë e mbrojtur. Kur kalon pastaj mbi 12-13 javë siç ishte 34-vjeçarja, është më e rrezikshme. Unë 10 minuta punë kam pasur me të, e ndjera ka ikur me këmbët e veta, ka dalë nga spitali rreth orës 15:30.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura