EKSKLUZIVE/ Përforcim në mbrojtje për Partizanin, gati rikthimi i “djalit të shtëpisë”

Aug 7, 2024 | 11:58
SHPËRNDAJE

Partizani ndërhyn në mbrojtje dhe projekton rikthimin e Franci Lalës. Pas largimit të Sotës dhe situatës aktuale në difensivë, ku është hasur vështirësi për të gjetur stabilitet, të kuqtë janë të detyruar të afrojnë dikë për të rritur nivelin dhe konkurrencën në të njëjtën kohë.

franci lala

“Panorama Sport” mëson se gjatë ditëve të fundit në stërvitje me të kuqtë ka zbarkuar Franci Lala. Ky i fundit i është bashkuar ekipit dhe më shumë mundësi në vijim pritet që të firmosë një kontratë, që e mban të lidhur me Partizanin të paktën në sezonin e ri.

25-vjeçari mund të quhet si “djali i shtëpisë” te Partizani, pasi është një futbollist i rritur nga akademia e kuqe. Ai ka kaluar në të gjitha ekipet zinxhir të të kuqve, përpara se në vitin 2019 të niste aventurat e njëpasnjëshme me Korabin, Tomorin dhe Luftëtarin në të Parën dhe së fundmi me Kukësin në Kategorinë Superiore.

Lala ishte titullar vjet me verilindorët, teksa tashmë do të provojë të mposhtë konkurrencën e Sembene, Bytyçit, Prekës dhe Janjëvës. Tiranasi te Kukësi mbante numrin 46 në fanellë, vitin e themelimit të Partizanit, çka tregon edhe dashurinë e tij për fanellën e kuqe.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura