Eliminimi nga raundi i dytë i Kupës së Shqipërisë i Tiranës nga skuadra e Korbabit, që militon në Kategorinë e Parë, ka tronditur stolin e trajnerit Emanuel Egbo.
“Panorama Sport” mëson se pas kësaj disfate, klubi pritet t’i japë duart nigerianit, i cili me shumë gjasa nuk do të jetë më në krye të kampionëve.
Gjithçka pritet të konfirmohet në javët e ardhshme… Kujtojmë që bardheblutë nuk arritë të kualifikoheshin, edhe pse me 1 lojtarë më shumë prej minutës së 68-të.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al