Komisioni për Ekonominë dhe Financat në mbledhjen e radhës pasditen e djeshme ka miratuar kandidaturat alternative për Komisionin e Konkurrencës, ku u paraqitën edhe propozimet e radhës. Pas paraqitjes së kandidaturave, është dhënë miratimi për katër emrat, dy prej të cilëve ishin edhe më herët pjesë e Komisionit të autoritetit. Kështu, ndër emrat e miratuar janë ai i kryetares së Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Milo, anëtares tjetër, Servete Gruda, ndëkrohë që dy kandidatet e reja që morën miratimin e komisionit janë Manjola Naci dhe Brixhida Bushati. Kandidaturat e paraqitura pranë Komisionit të Ekonomisë janë miratuar nga deputetët pa pasur ndonjë kundërshtim apo debat, ndërkohë që tashmë vendimi i mbetet Kuvendit. Komisioni i Konkurrencës është autoriteti përgjegjës brenda Autoritetit të Konkurrencës. Roli i komisionit është rol vendimmarrës dhe anëtarët e këtij komisioni zgjidhen nga Kuvendi i Shqipërisë. Komisioni me ligj është i ngarkuar me detyrën e hartimit të politikës kombëtare të konkurrencës.
Anëtaret
• Lindita Milo
• Servete Gruda
• Manjola Naçi
• Brixhida Bushati











