Egjipt, nis gjykimi për Hosni Mubarak

Aug 3, 2011 | 10:37

Gjyqi ndja ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak, ka nisur. Ai akuzohet për korrupsion dhe urdhëra për vrasjen e protestuesve gjatë kryengritjes së shkurtit që i dhanë fund sundimit të tij afro 30-vjeçar.

83-vjeçari Mubarak në sallën e gjyqit u soll në një barelë, pasi kishte qenë në një spital në Kajro për trajtime mejekësor që nga muaji prill.

Seanca gjyqësore do të mbahet nën masa të forta sigurie.

Mubarak do të gjykohet së bashku me dy djemtë e tij, ish-ministrin e brendshëm dhe gjashtë ish-zyrtar të lartë të policisë.

Ndryshe, para fillimit të seancës gjyqësore, kanë protestuart mbështetësit dhe kundërshtarët e Mubarak.

Mubarak mund të përballet me dënimin me vdekje, nëse shpallet fajtor për vrasjen e 850 protestuesve gjatë kryengritjes që e detyruan atë të japë dorëheqjen.

© Panorama.al

Te lidhura