Zgjedhjet e para të lira për Presidentin në Egjipt i fitoi kandidati i “Vëllazërisë Myslimane”, Mohamed Morsi. Ai u bë Presidenti i parë i zgjedhur i vendit që pas rrëzimit të Hosni Mubarakut, në shkurt 2011. Morsi u përball në balotazh me Kryeministrin e fundit të Mubarak, Ahmad Çafiq. Ai u zgjodh në një kohë kur Gjykata Kushtetuese vendosi ta shpallë të paligjshëm Parlamentin ku sundonte partia e tij dhe pushtetin e ka në dorë ushtria. Ushtarakët do ta dorëzojnë pushtetin menjëherë pas zgjedhjes së një Asambleje të re. Ndërkohë, në kufirin midis Egjiptit dhe Izraelit, një civil hebre dhe tre militantë mbetën të vrarë gjatë një sulmi në kufi mes dy vendeve. Disa njerëz të armatosur hapën zjarr mbi një grup punëtorësh, që po ngrinin një tel me gjemba në një pjesë të parrethuar të kufirit.











