Edona Llalloshi me vajzën Doan, në Brezovicë për pushime

Feb 20, 2012 | 13:27

Vajza i është rritur, kurse këngëtarja bën përgatitjet finale për të rifilluar në muzikë akoma më fuqishëm. Këto ditë të ftohta dimri, ajo është duke i shfrytëzuar së bashku me vajzën, disa mikesha dhe bashkëshortin Gazmendin, për të shëtitur dhe për të bërë disa ditë relaksi në qendrën turistike Brezovicë në Kosovë. Edona është bërë nënë vitin e kaluar, ndërsa kishte paralajmëruar se pas rritjes së vajzës do të rikthehet fuqishëm në skenën muzikore dhe së bashku me kompozitorët me të cilët bashkëpunon, tashmë ka bërë përzgjedhjen e këngëve dhe pritet vetëm inçizimi i tyre. Edona dhe Gazmendi tashmë bashkëjetojnë në vilën e tyre në një lagje luksoze të Prishtinës, dhe janë martuar në mënyrë shumë të fshehur, duke mos bërë publik asnjë lloj detaji të ceremonisë, e cila është realizuar vitin e kaluar në një nga lokalet e Prishtinës, në praninë e një rrethi shumë të ngushtë familjarësh.

© Panorama.al

Te lidhura