Editoriali i Ramës për minatorët,PD:Pamflet bajat

Aug 21, 2011 | 17:53

TIRANE- Partia Demokratike e ka quajtur “pamflet bajat” editorialin e kreut të opozitës, Edi Rama të shpërndarë për mediat një ditë më parë lidhur me grevën e minatorëve të Bulqizës.

Në një reagim të saj selia blu akuzon Ramën se nuk sjell asnjë propozim konkret në interes të jetës së minatorëve, duke dëshmuar përçmim ndaj qytetarëve të këtij vendi.

Më poshtë reagimi i plotë i Partisë Demokratike

Në një letër tjetër të hapur, z. Edi Rama, shpalos sërish fjalorin dhe mentalitetin e tij identitk me të etërve të tij, duke faktuar se as disfata e radhës në zgjedhjet lokale të 8 majit në tërësi, as disfata personale e katërfishtë e z. Rama në Tiranë në këto zgjedhje, nuk kan bindur atë të lërë mbrapa të shkuarën. Në pamfletin e tij bajat, të mbushur me vrer dhe fjalë kazani,ndaj kundërsdhtarit të tij, z. Rama, kryetari i partisë më të madhe opozitare nuk sjell as edhe një propozim të vetëm në interest ë jetës së grupit të minatorëve në grevë, duke dëshmuar se ai ka përçmim për qytetarët e këtij vendi.

Ai njëlloj si ata që për llogari të Z. Rama dhe karriges së tij, manipulojnë çdo ditë me vuajtjen dhe dhimbjen e minatorëve, aludon dhe shpreson se do të mundë të përjetojë gëzimin e lajmit të fatkeqësisë së minatorëve dha tashpallë atë si fitore të madhe të tijën e të Partisë Socialiste.

Partia Demokratike i kujton edhe një herë z. Rama se fjalori i tij plot shpifje, sharje e trillime, i huaj për moralin e çdo qytetari, mori më datë 8 maj përgjigjen më të merituar nga qytetarët shqiptarë në tërësi, dhe ata

të Tiranës në veçanti, që i rezervuan z. Rama, humbjen personale të katërfishtë më të hidhur të jetës së tij dhe humbjen e radhës më të thellë në shkallë vendi, rrugën e vetmisë së z. Edi Rama.

© Panorama.al

Te lidhura