Si një 52-vjeçar me bagazh intelektual, ndoshta mund të jetë paragjykuar për faktin se në një realitet shqiptar ishte disi marrëzi të merrte pjesë në një reality show si “Big Brother”,, ku dominojnë të rinjtë. Inxhinier elektrik në profesion që ka hobi poezinë, muzikën, filmat dhe librat, në shtëpinë e “Big Brother” shpesh u komentua si antagonisti, apo i vetëkënaquri që di gjithçka. Edgar Çani mendon se nga loja doli për shkak të një keqinterpretimi që iu bë një fraze të tij në lidhje me çamët. Por si një njeri me eksperiencë, ai vendos të bëjë portretizimin për banorët e tjerë që synojnë 100 milionët. Edgari bën tifozllëkun e tij në këtë mënyrë…
Françeska “Bukuria e saj të ngjeth mishin”
Vajzë e bukur. Ajo 14-15 vjeç ka filluar punë me aspiratat e saj. Është një vajzë që i është shtruar jetës me punë, jo me intriga dhe kjo është vlerë e madhe. Brenda në shtëpi erdhi dhe bëri koketën, saqë më bëri dhe mua kundër, sepse tha që do doja të kuptoja shumë nga këshillat e tua. Menjëherë pas kësaj kuptova që është gjë e zgjuar, ka oratori, grintë, të merr gjak në vetull. Françeska të ngjeth mishin me bukurinë që ka në tërësinë e saj. Të them të drejtën, m’u shëmtua dy-tri ditët e para, pasi m’u duk vetëm si koketë. Aq sa thashë ka vetëm këtë dhe do t’i nxjerrë shkumën bukurisë së saj. Por jo, ajo ka zgjuarsi, oratori, drejtësi, psikologji dhe të mendosh që është vetëm 18 vjeç.
Graciano “Di t’u bëjë ballë intrigave të të tjerëve”
Ai është idhulli i adoleshentëve. Që pesë vjeç ka filluar të stërvitet e trajnohet. Që në moshë të vogël ka bërë klipe, tani punon të ndihmojë familjen, ka bërë palestër. Kush është ky i ri që bën këto gjëra, ndërkohë që ka batutën gati, di të mbrohet mirë nga intrigat? Ashtu si Françeska, ai nuk bën intriga, por di të përballet me to duke u vënë gjoksin. Dhe kjo është vlerë me vete.
Liami “Intrigant dhe vulgar, është turp të fitojë ai”
Për mua, një njeri në fillim që dëfrente me karagjozllëqet e tij, dhe më pas vulgar deri në palejueshmëri. Gjestet e tij dhe termat e përdoruar kundër femrave, si për shembull ndaj Anilës, unë nuk marr guximin t’i them dot. Anila ka qenë e përbindshme që i përballoi vetëm dhe që i duroi ofendimet e tij, pasi ai e fyeu në format më banale. Gjithsesi, atë pjesë të shakave po ia pranojmë si të bukur. Ai e kuptoi që s’kishte vlera, dhe ndaj më goditi mua, duke e ditur që isha më i miri, dhe duke bërë audiencën për vete. Ai është bukëshkelës, një njeri që e ushqen dhe sa i kthen kurrizin të godet pas shpine. Është njëqelizor, ameb që s’ ka bosht. Në karakterin e tij është një 6-vjeçar që s’di çfarë përfaqëson. Ta bëjmë fitues të BB5 këtë njeri? Do të jetë turp.
Ermali ” I guximshëm, të sheh në sy kur flet”
Është nga ata djemtë e bardhë, i guximshëm, dhe që i ka dalë jetës me gjoks. Ai ka fituar titullin mister, dhe këtë stad ka vendosur ta mbajë duke u vetëkulturuar. Ermali të sheh në sy kur flet, atë gjë që s’e bën Liami.
Genta “Ka probleme me veten, dyshoj se fotot i ka nxjerrë vetë”
Genta ka probleme me veten. Në lojën e Gentës ka shumë dyshime nga vetë ajo dhe ajo nuk e di se sa do ecë përpara. Tashmë ka ecur shumë dhe është habitur edhe vetë. Tashmë synon katapultimin pa skrupuj. Kur më pyeti për Rubensin, i kërkova të ma tregonte të vërtetën pa e fshehur. Por më bëri bisht si gjithmonë. Për sa u përket fotove, dyshoj t’i ketë nxjerrë Rubensi. Çuditem se si është e mundur që fotografitë intime të dy vetëve, t’i kenë tre vetë. Është degjenerim adhe dyshoj tek Genta, që ia ka dhënë edhe shoqes së saj.
Arbër “Ai nuk ekziston në shtëpi”
Më fal, cili është ky?! Ka Arbër brenda?! Unë s’di të ketë ndonjë Arbër brenda…
Gerta “Kalimtare që thjesht do të bjerë në sy”
Është koketë që do të koketizohet sa më shumë të jetë e mundur. Në jetën e saj na ka treguar se çdo gjë e bën që të bjerë në sy. Nuk është budallaqe, por as e zgjuar. Që ta konkretizoj këtë koketizim, në BB një gjë që e bën për tre vjet në jetë, aty brenda e arrin për dy javë. Ka hyrë kalimthi dhe do jetë kalimthi.
Ola “E mrekullueshme, por ata po e eklipsojnë”
Edhe Olën s’po e lënë të bjerë në sy. Ajo është e mrekullueshmë, ka një humor të përsosur, ka bagazh, grintë, karakter. Është e mrekullueshme, me siguri e kanë kuptuar që ajo ka disa vlera dhe s’i japin mundësi. Ata të gjithë i thanë jo, s’pranonin t’i flisnin, i vetmi isha unë. E kanë eklipsuar.
Erioni “Kur iku Klaudia, e humbi boshtin”
Do e komentoja në dy faza. Njëra është fillimi, njohja me Klaudian. Erioni ka disa mangësi nga jeta që ka jetuar jashtë, ku i vuri shpatullat jetës. Në kohën që iku Klaudia, ai humbi boshtin, drejtimin dhe shumë gjëra. Që në atë moment e kisha vlerësuar, e nominova dhe i thashë të kam nominuar që të kuptoj kush je, ai që ishe apo ai që je. I thashë që më zhgënjeve, më ke futur një shpullë, ose fundosu ose dil të tregosh ai që je. Dhe ai ma vlerësoi.
Dritani “I përgjithshëm”
Është shumë i përgjithshëm për mua. Hyri me protagonizëm edhe pse vonë.











