E zhdukur prej 6 muajsh, 38-vjeçarja u mbyt në Drin

Sep 5, 2012 | 12:20

Policia te vendi ku u gjet viktima e mbytur

Trupi i dekompozuar i Fllanza Rexhmatit gjendet nga peshkatarët.

Zbardhet një nga ngjarjet më të bujshme dhe enigmatike të ndodhura në Kukës. Fllanza Rexhmati, nënë e tre fëmijëve është gjetur thuajse e dekompozuar në ujërat e liqenit, rreth 6 muaj nga zhdukja e saj misterioze, pikërisht më datë 15 mars. Rreth orës 06:30, një nga peshkatarët që po nxirrte rrjetat e peshkimit në ujërat e liqenit, 300 metra larg urës së Drinit të Zi ka parë se në rrjeta ka ngecur një kufomë e dekompozuar, trupi i së cilës ende mbahej nga rrobat që kishte veshur. Menjëherë peshkatari ka njoftuar Policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje së bashku me një grup hetimor.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura